2006-12-30 12:18:15

Liturgjia e Fjalës së Zotit e solemnitetit të Familjes së Shenjtë


(30.12.06 RV) RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të liturgjisë hyjnore të së dielës, këtë herë do të meditojmë dhe dëgjojmë leximet biblike të festës së Familjes së Shenjtë të Jezusit, Marisë e Jozefit.
Pra kremtojmë festën e Familjes së Shenjtë, model virtytesh e të dashurisë së vërtetë për të gjitha familjet. Megjithë se nuk arrijnë ta kuptojnë plotësisht e deri në fund misterin e Foshnjës që Zoti u ka besuar, Jozefi e Maria kanë besim në Zotin e në realizimin e premtimeve të shëlbimit paralajmëruar etërve qysh në kohën e profetërve.
Në kundrimin e familjes së Jezusit, leximet biblike të kësaj së diele e orijentojnë vëmendjen tonë ndaj misterit të të birit, duke treguar në mënyrë të ndryshme se si ky realitet është i rëndësishëm për të kuptuar marrëdhëniet tona me Zotin.
Shembulli i Familjes së Shenjtë na përkujton se të gjithë jemi të thirrur të bëjmë pjesë në familjen universale të Hyjit Atë e të gjithë njerëzit janë anëtarë të kësaj vatre që është gurrë e pashterrshme dashurie e vëllazërimi.
Familja është në qendër të mendimit të Zotit e këndej në qendër të botës së krijuar nga Zoti. Këtë na tregon shumë mirë tregimi biblik mbi krijimin. Zoti don që familja të karakterizohet, të shquhet nga një dashuri e vetme dhe e përbashkët: kjo është një nevojë dhe domosdoshmëri për respektimin e dinjitetit të qiftit të martuar, burrit e gruas dhe për respektimin e dinjitetit të fëmijëve. Familja, sipas Biblës, është dhe duhet të jetë pasyrqë besnike e fytyrës së Zotit Dashuri.
Ti dëgjojmë leximet biblike të liturgjisë së Fjalës së Zotit të festës së Familjes së Shenjtë RealAudioMP3 ..e pastaj homelinë apo komentin…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.