2006-12-30 11:58:08

Homelia e imzot Dodë Gjergjit me rastin e fillimit të shërbimi ipeshkvnor në drejtimin e Kishës në Kosovë.


(30.12.06 RV) Homelia e Mons. Dodë Gjergji me rastin e fillimit të misionit të tij baritor në Kishën katedrale të Prizerenit më 29 Dhjetor 2006

Shkëlqësi shumë të nderuar,
Të dashur vëllezër në Episkopat dhe në meshtari, të dashura Motra rregulltare, vëllezër e motra në Krishtin,
së bashku me Ju dua të përshëndesë
Autoritetet e Shtetit, përfaqësuesit e Komuniteteve fetare dhe të gjithë të nderuar miqë dhe dashamirë që jeni të pranishëm sot në këtë ceremoni festive të fillimit të shërbimi tim në drejtimin e Kishës në Kosovë.

Falënderoj Zotin që më thirri dhe më zgjodhi të më dërgojë:
“ T’ua shpallë të gjithëve Ungjillin”
Me këtë moto të jetës sime, jam rritë. Kjo dashuri më ka nxitë dhe me dëshirën për të shpallë ungjillin, jamë larguar si meshtar i ri, 15 vite më parë, nga Kosova. Me të njëjtën dashuri kthehem sot në Kishën time amë, si ipeshkëv për t’i prij asaj; në misionin që kemi marrë nga Krishti: “Shkoni në mbarë botën dhe predikoni Ungjillin”.
Jam i lumtur që pata mundësinë, t’ia dhuroj Shqipërisë 12 vite më të bukura të jetës sime. Me përvujtri dhe zellë jam përpjekur ta ndjekë Krishtin, duke ecur gjurmëve të Tia nëpër gjakun e martirëve. Ndihem i priveligjuar, që Zoti ma bëri këtë nderë, të pastroja me ndjersën time një pjesë të pasojave të persekutimit komunist të Kishës në Shqipëri, duke e ringritë dioqezën e Sapës dhe, duke përtërirë fenë e konservuar, në zemrat e besimtarve që mu besuan.
Megjithë atë, më duhet të pranoj se më shumë më ka dhuaruar Shqipëria mua, se sa unë asaj. Në Shqipëri: jam kalitur në virtyte dhe jamë pjekur në fe, kamë ushtruar duresën dhe kamë shtuar zellin meshtarak për të shërbyer me përvujtëri. Kisha në Shqipëri, me fjalë të tjera, më ka burrnua në meshtari dhe më ka bërë Bari dhe apostull të Kishës së Krishtit, në të cilën vazhdoj të ia kushtoj Ati jetën time. E Ai - Krishti, vazhdon t’ia dhuron atë popullit tim dhe për këtë, e falënderoj shumë.
Fort të dashur,
Shpeshëherë kam qenë i pranishëm ndër ju, dhe kam meshuar ndër shumë kisha tona për festa, por sot, po vi ndër ju si i dërguari, e po ju drejtohem për të parën herë si ipeshkëv i Juaj në Administraturën Apostolike të Prizerenit. Unë ju marrë ngrykë, ashtu siç më keni përqafuar sot ju, me praninë tuaj dhe me organizimin e ksajë pritjeje solemne.
Edhe pse me gëzim kam pritë dhe e kam pranuar Emrimin, nga Ati i shejtë Papa Benedikti i XVI, të vijë si Bari i Juaji në Kosovë, me gjithë atë më lejonii t’ju siguroj se për mua:

Të dashur vëllezër në episkopat, në meshtari në pagëzim dhe në gjakë, dëshiroj t’ju siguroj se në bashkpunim të ngushtë me ju , do të përpiqëm, me zellin me të madh, për të vazhduar traditën 2000 vjeçare të kishës ndër ne, që të jemi një Kishë:



Fort i nderuar Shkëlqësi Nuncë Apostolik. Ju lutëm, që: t’ia përcjellni Papës Benediktit XVI, falenderimet e mia të përzemërta, që më besoj këtë Kishë, po dhe falenderimet e kësajë kishe që ia dhuroi bariun. Lirisht mund ta siguroni, se: ashtu si e ruajtën besnikërinë ndaj Selisë Apostolike, etërit tanë ndër shekuj, ashtu do ta ruajm e dhe ne sot.
Juve meshtarë rregulltarë dhe rregulltare, nuk dua t’u premtoj asgjë, vetëm t’ju siguroj se, në gjthëçka: si në punë ashtu edhe në pushim, si në shërbim ashtu në uratë, si në shijimin e dhuaratave e hireve ashtu edhe në sakrificë, do t’ju prijë i pari.
Tani më lejoni të falënderoj edhe familjen dhe miqtë:

Ty, babë këtu e nanë atje, Ju falenderoj nga zemra që më rritët, më edukuat dhe më lejuat, t’i takoj Krishtit, e t’i shërbej kishës dhe popullit tonë të mrekulueshëm, dje në Shqipëri, sotë në Kosovë e nesër ku të më thirrë Zoti.

Përzemërsishtë falenderoj të gjitha Institucionet shtetërore, Komunitetet fetare, orgnizatat Qeveritare, perfaqsuesit Ndërkombëtar dhe të gjithë miqë tjerë të cilën më kanë përcjellur urimet e tyre dhe më kanë përgëzuar në detyrën e re. Një falenderim të veçantë Juve që jeni të pranishëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.