Kisha përgatitet të kremtojë fundit e vitit 2006, përjetuar intensivisht nga Benedikti
XVI, “bari i butë e i vendosur i Kishës së vet”.
(29.12.06. RV) Ja një pasqyrë e përshkim i këtij viti. Të dielën me
31 dhjetor, në orën 18.00 në bazilikën e Shën Pjetrit Benedikti XVI do të kryesojë
kremtimin e Meshës Mbramsore të Solemnitetit të Shenjtnueshmes Mari Nënë e Zotit dhe
“Te Deum”-in e falenderimit për vitin që po mbaron. Më pas Ati i Shenjtë do të vizitojë
edhe grazhdin në sheshin e Shën Pjetrit. Kjo do të jetë edhe ngjarja përmbyllëse e
2006-ës, një vit katër udhëtimesh të paharrueshme apostolike. Le të rikujtojmë vetëm
disa nga pikat kulminante të këtij viti: Janar Vetëm pak ditë pas festave
të fundivitit 2005, më 9 janar Ati i Shenjtë Benedikti XVI në takimin me trupin diplomatik
të akredituar pranë Selisë së Shenjtë bën thirrje për “kërkim të së vërtetës” duke
iu drejtuar kështu edhe njëherë temës së ditës botërore të paqes kushtuar pikërisht
të së vërtetës. “Kush është i angazhuar për të vërtetën nuk mundet të pranojë ligjin
e më të fortit, që jeton me gënjeshtra dhe që – në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar
– ka shkaktuar shumë herë tragjedi në historinë e njerëzimit.” - u thotë papa të pranishëmve.
Ndërkaq del nga shtypi enciklika e parë e Benediktit XVI “Deus Caritas est” në të
cilën Ati i Shenjtë shqyrton unitetin e dashurisë në historinë e krijimit si edhe
në atë të Shëlbimit të njerëzimit. Duke folur për dashurinë thotë:
“Ne nuk
mundemi thjesht ta braktisim por duhet ta rimarrim, ta dlirim dhe ta risjellim në
shkëlqimin e saj fillestar, në mënyrë që të mund të ndriçojë jetën tonë dhe ta kthejë
në rrugë të mbarë.”
Shkurt Vetëm pak javë pas shuarjes së demonstratave
të dhunshme në vendet islamike kundër karikaturave të Muhametit, me 5 shkurt në Turqi
vritet meshtari misionar Dom Andrea Santoro. Vala e urretjes së fondamentalizmit nuk
kursen as misionarët që predikojnë vetëm dialogun me fetë e tjera. Në audiencën
e së mërkurës Papa Racinger e kujton kështu Dom Santoron: “Zoti e pranoftë shpirtin
e këtij shërbëtori të heshtur e të guximshëm të Ungjillit e bëftë që sakrifica e jetës
së tij të ndihmojë çështjen e dialogut ndërmjet feve dhe të paqes ndërmjet popujve.”
Po në këtë muaj Selia e Shenjtë emëron edhe 21 kardinaj të rinj, ndërmjet të cilëve
bie në sy Zen Ze-Kiun (Hong –Kong), i pari kardinal i Repulikës Popullore Kineze,
një personalitet i njohur në luftën për të drejtat e njeriut dhe të lirive fetare. Mars Botimi
i Vjetarit Papnor në fillim të marsit sjell me vete një risi: mungon një nga nëntë
titujt e papës e pikërisht ai i Patrikut të Perëndimit, që nga kishat lindore interpretohet
si pretendim i Papës së Romës për njohjen e rolit të tij universal. Ndërkaq Këshilli
Papnor për promovimin e bashkimit të krishterëve përgjigjet me anë të një komunikate
se: “Lënia e titullit të 'Patrikut të Perëndimit' është e qartë se nuk ndryshon asgjë
në njohjen e Kishave Antike Patriarkale.” Prill Kremtimet e javës së
madhe të Pashkëve ndërthuren me njëvjetorin e vdekjes së Papës Gjon Palit II dhe zgjedhjes
së Benediktit XVI si pasardhës të tij. Dita e Pashkëve përkon me ditëlindjen e Papës
Racinger që mbush 79 vjeç. Benedikti XVI e përkujton Gjon Palin II duke recituar rruzaren
në Sheshin e Shën Pjetrit por edhe duke programuar një vizitë për në Poloni dy muaj
më vonë. Një ndër vendimet më të spikatura të marra nga Benedikti XVI ka të bëjë
me letrën drejtuar sesionit plenar të Kongregatës për çështjet e Shenjtorëve, me 24
prill. Këtu Benedikti XVI ndalet te kriteret për fillimin e kauzës së lumnimit apo
të kanonizimit. Këto nuk mund të nisen nëse nuk ka një famë të provuar shenjtërie;
mrekullitë që i atribuohen të lumnuarit duhet të jenë fizike jo “morale”; kur flitet
për “martirizim” është e nevojshme që të dalë në pah në mënyrë të drejtë apo të zhdrejtë
“odium fidei”, pra urrjetja e persekutuesve ndaj besimit fetar të martirit. Ndërkaq
shtypi shqiptar ka publikuar prej kohësh edhe listën me emrat e 42 martirëve shqiptarë
që do t’i dërgohet Selisë Shenjtë për shqyrtim. Maj Në qendër të këtij
muaji është vizita e Atit të Shenjtë në Poloni dhe veçanërisht në kampin e përqendrimit
në Aushvic-Birkenau. Varshava, Çestokova, Krakovia, Vadoviceja janë vetëm disa nga
qytetet që sjellin ndërmend figurën e Gon Palit II, paraardhësit të Papës Racinger.
Por vëmendje të posaçme gjatë këtij udhëtimi Benedikti XVI i kushton edhe kampit të
shfarosjes në Aushvic, aktualisht pjesë e territorit polak. Papa përkulet me nderim
të thellë përpara kujtimit të viktimave dhe lutet për to. Mes tjerash thekson: Në
një vend si ky nuk gjen fjalë. Në fund mund të mbesë vetëm një heshtje tronditëse,
një heshtje që është një thirrje e brendshme drejtuar Zotit: Pse heshte, o Atë?” Qershor Familja
dhe integritetit i saj është në qendër të dokumentit “Familja dhe lindja njerëzore”
të Këshillit Papnor që ka si qëllim marrjen nën mbrojtje të këtij institucioni të
shenjtë të shoqërisë njerëzore. “Asnjë herë si sot sulmet ndaj saj nuk kanë qenë kaq
të ashpra” - thuhet në dokument. Është një thirrje që Ati i Shenjtë do të përsërisë
edhe në takimin e familjeve në Valencie që do të mbahet në Korrik në Valencie, në
Spanjë. Në qershor kardinali Angjelo Sodano, i cili që prej 1991 është Sekretari
i Shtetit të Vatikanit, largohet nga kjo detyrë duke i lëshuar vendin Hirësisë së
tij kardinalit të Gjenovës Tarcisio Bertone. Korrik- Gusht Pas përfundimit
të udhëtimit në Spanjë të Benedikti XVI zëdhënësi i Selisë së Shenjtë dhe përgjegjës
i Sallës së Shtypit Joakim Navarro Valls, një nga protagonistët e papnisë së Gjon
Palit II largohet nga detyra, duke shprehur mirënjohje të thellë të Selinë e Shenjtë.
Zëvendësohet nga drejtori i Radios së Vatikanit Atë Federiko Lombardi, S.J., i cili
vijon të mbajë edhe postin drejtues së Radios së Papës si edhe të qendrës televizive
vatikanase. Krejt papritmas, me 12 korrik hezbollahët libanezë sulmojnë trupat
izrealite në kufi, duke shkaktuar përgjigjen e ashpër të Tel-Avivit kundër Libanit
me sulme nga toka, ajri dhe deti. Papa Racinger bën thirrje që të ndalen luftimet: “Në
emër të Zotit u drejtohem të gjithë përgjegjësve për këtë vorbull të re dhune në mënyrë
që menjëherë të lëshohen armët nga çdo palë. Qeveritarëve dhe institucioneve ndërkombëtare
iu kërkoj të mos kursejnë asnjë përpjekje për arritjen e këtij armëpushimi të nevojshëm
dhe që të fillojë kështu të ndërtohet, nëpërmjet dialogut një bashkëjetesë e gjatë
dhe e qëndrueshme për të gjithë popujt e Lindjes së Mesme.”
Gjatë 30 ditë konflikt
të shumtë janë ndërmjetësuesit që kërkojnë një rrugëdalje. Me këtë synim në Lindje
të Mesme shkon i dërguari i posaçëm i Vatikanit kardinali Eçegaraj, duke nënvizuar
kësisoj edhe një herë kujdesin e veçantë të Selisë së Shenjtë për vendin e kedrave,
i banuar ende nga një shumicë popullsie të krishterë.
Shtator Në
qendër të muajit shtator është vizita e Atit të Shenjtë Benediktit XVI në atdheun
e vet në Gjermani. Papa Racinger ka kështu rastin të vizitojë edhe njëherë vendin
ku ka lindur e universitetin ku ka dhënë mësim. Në intervistën dhënë Radio Vatikanit
dhe tri televizioneve gjermane me 13 gusht, pak javë para vizitës në Gjermani, Ati
i Shenjtë pat theksuar se: “nuk mund të fillohet një bisedë duke thënë 'jo'”. Por
fjalimi “Besimi, arsyeja dhe universiteti. Kujtime dhe reflektime” i Benediktit XVI
mbajtur në universitetin e Regensburgut shkakton një valë të re urretjeje të botës
islamike ndaj Selisë së Shenjtë dhe perëndimit në përgjithësi. Shkaku është citimi
i një fraze të perandorit bizantin Manuel II Paleolog (1391-1423) në të cilën akuzohet
Muhameti për raportin ndërmjet fesë dhe dhunës. Vetë Papës në audiencën e së mërkurës
i duhet të shpjegojë rishtas domethënien e atij citimi:
“Qëllimi im ishte krejt
tjetër: duke u nisur nga ajo që Manueli II thotë më pas [...], me një shprehje shumë
të bukur përsa i përket arsyes që duhet të udhëheqë në transmetimin e besimit, doja
të shpjegoja se jo besimi dhe dhuna, por besimi dhe arsyeja shkojnë bashkë”.
Ndërkaq bashkësia myslimane shqiptare, në gjurmët e traditës së bashkëjetesës paqësore
ndërmjet tri besimeve, reagon pozitivisht pa u përzier në vorbullën e urrejtjes që
ka përfshirë vendet myslimane.
Tetor I fundmi i tri dokumenteve të
dikastereve romake titullohet “Lufta kundra korrupsionit” dhe është përbledhje përfundimesh
dalë nga konferenca ndërkombëtare me të njëjtin titull organizuar në Vatikan nga 2-3
qershor nga Këshilli Papnor për Drejtësinë dhe Paqen. Dokumenti bëhet publik me 5
tetor. Në të Kisha shpreh parimet bazë për t’iu kundërvënë dukurisë së korrupsionit
dhe pasojave të tija që dëmtojnë qoftë ekonomikisht por edhe shpirtërisht shoqërinë
duke dobësuar institucionet. Ndërmjet tjerash dokumenti nënvizon karakterin ndërkombëtar
të korrupsionit. Nëntor “Nuk ka absolutisht karakter pedagogjik” por
është vetëm “shprehje e kërkimeve të mija personale”, prandaj, “cilido është i lirë
të më kundërshtojë” mjaft që “t’i kushtojë [librit] atë pak simpati fillestare pa
të cilën nuk është i mundur asnjë mirëkuptim.” Me këto fjalë shprehet Papa Racinger
në parathënien e librit të vet “Nga pagëzimi në Jordan te shndërrimi i Jezusit nga
Nazareti”. Por kulmi i aktiviteve të Selisë së Shenjtë për nëntorin arrihet me
vizitën e Benediktit XVI në Turqi. Vizita, me ftesë të Patrikut ekumenik Bartolomeut
I, zhvillohet nga 28 nëntor deri me 1 dhjetor. Pas kthimit në Vatikan, Ati i Shenjtë
do ta përkufizojë si një vizitë emblematike gjatë së cilës është nënshkruar edhe “Deklarata
e Përbashkët” me vëllezërit ortodoksë.
“Zoti i gjithëpushtetshëm dhe i mëshirshëm
ndihmoftë popullin turk, qeveritarët e tij dhe përfaqësuesit e feve të ndryshme për
ndërtimin së bashku të një së ardhmeje paqësore, në mënyrë që Turqia të jetë një urë
miqësie dhe bashkëpunimi vëllazëror ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes.”
Në Stamboll
Papa Racinger, përveç takimit me presidentin dhe kryeministrin turk, viziton edhe
Xhaminë Blu – ish-bazilika e Shën Sofisë, prej nga i drejton një lutje “Zotit të vetëm
të qiellit e të tokës”, duke i dhënë shtytje edhe njëherë dialogut me islamin, ndërprerë
pas fjalimit të Regensburgut.