2006-12-24 18:00:13

Krishtlindja do të thotë Zoti është me ne!


(24.12.06. RV)RealAudioMP3 Për shumë Mot Krishtlindjen, të gjithë dëgjuesve të Radio Vatikanit e të gjithë besimtarëve të krishterë, shqiptarëve e njerëzve vullnet mirë kudo në atdhe e në botë: Bekimi, drita e paqja e Foshnjes Hyjnore që lind në këtë Natë të Shenjtë, ju begatoftë me të mirat të veta hyjnore nga grazhdi i Betlehemit.
Në këtë Natë të Shenjtë e të qetë të Lindjes së Jezusit, Shpëtimtarit të njerëzimit,le të zëgohemi të gjithë pa dallim: sepse Zoti vjen ndër ne me marrjen e natyrës njerëzore duke përqafuar e hapur udhën e shëlbimit për çdo njeri. Askush nuk përjashtohet nga ky galdim: shkaku i gëzimit na bashkon të gjithëve, pse me Krishtlindje, Zoti ynë që e ka mundur mëkatin dhe ka mposhtur vdekjen, duke mos gjetur asnjë njeri të pa fajë e të pa gabim e mëkat, ka ardhë në kohë e në histori për të na çliruar e shpëtuar nga urrejtja e pushtimi i djallit të mallkuar dhe nga vdekja.
Prandaj: le të galdoj shenjti, pse në Jezusin Foshnje e ka shpërblimin;
le të gëzoj mëkatari, pse në Jezusin Foshnje i dhurohet falja e pajtimit
le të marrë guxim pagani, i patenzoni, pse në Jezusin Foshnje është i
thirrë të marrë pjesë në Jetë.


Në këtë Natë tejet të Shenjtë duke u ndalur para Jezusit Foshnjes Hyjnore në Shpellë të Betlehemit, të orvatemi ta pranojmë dhuratën e Tij Hyjnore e na njohim këtë Mister të Madh të Dashurisë Hyjnore që na siguron se
Nata e Krishtlindjes do të thotë Zoti është me ne
Edhe pse në botë ende shumë njerëz nuk e njohin, Zoti është!
Edhe pse shumë njerëz ende nuk e pranojnë në zemra të veta, Zoti vjen!
Edhe pse në shumë zemra njerëzish vend për Të nuk ka nga egozimi e
urrejtja, Zoti lind;
Po, Zoti lind për të na shpëtuar nga e keqja, nga errësia e vdekja;
Po, Zoti lind për të na mësuar dashurinë e treguar edhën e Jetës.


Në këtë Natë të Shenjtë të Lindjes së Shëlbuesit të mbarë njerëzimit, Jezu Krishtit, kudo në botë nga besimtarët e krishterë kremtohet misteri i Mishërimit të Zotit, Lindja e Krishtit. Kështu, sytë e të gjithëve drejtohen tek Shpella e Betlehemit, madje sonte në këtë Natë të Shenjtë, çdo njeri vullnet mirë mund të afrohet dhe të hyjë brenda Shpellës tek grazhdi i Foshnjes së Betlehemit për të takuar, pranuar dhe adhuruar Dashurinë e Zotit bërë njeri. Kjo është Krishtlindja e vërtetë: lindja e Jezusit në zemra tona, shpërthimi e rrezatimi i Dritës së Tij Hyjnore në jetën e veprat tona.


E tërë rëndësia dhe domethënia e Lindjes së Krishtit sonte kremtohet dhe paraqitet në ritet liturgjike, të cilat Kisha i kremton me solmnitetin më të madh kudo në botë.
Kështu sonte, brenda disa orësh e saktësisht në ora 24.00 në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Ati i Shenjtë Benedikti XVI do të kryesojë Meshën solemne të Natës së Krishtlindjes.
Po kështu, nesër më 25 dhjetor, Ditën e Krishtlindjes në mesditë, nga Vatikani Papa do ti drejtoi në mondovizion Romës e botës Urbi et Orbi mesazhin dhe bekimin e tij apostolik me rastin e festës së Krishtlindjes.
E sot në lutjen e Engjëllit të Tenzot të dielës së 4-të të Ardhjes e të Vigjiljes së Krishtlindjes, Ati i Shenjtë Benedikti XVI bëri thirrje të mos harrohet se protagonisti i festës është Krishti Shpëtimtar. Atë duhet kërkuar, Atë duhet gjetur, Atë duhet pranuar, Atë duhet jetuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.