2006-12-22 18:54:29

Të krishterët të bëhen veprimtarë të paqes: kështu atë Kantalamesa në predikimin e dytë të kohës së Ardhjes para pjesëtarëve të Kuries Romake.


(22.12.06 RV) RealAudioMP3 Të bëhen veprimtarë të paqes ndërmjet feve dhe ndërmjet besimtarëve e jo besimtarëve: kjo është linja e parë e frontit dhe urgjenca para të krishterëve të ditëve tona. Me këtë reflektim, predikatari i Shtëpisë Papnore, at Raniero Kantalamesa, komentoi mesazhin e Papës Benedikti XVI për Ditën Botërore të Paqes 2007, i cili frymëzoi predikimin e dytë të Kohës së Ardhjes.
Por çdo të thotë të jesh veprimtar i paqes? Shpjegon at Kantalamesa:
Veprimtar i paqes nuk është sinonim me fjalën “paqësor”, pra me një person të qetë, që eviton kontrastet sa më shumë që të jetë e mundur; nuk është sinonim as me fjalën “pacifist”, nëse si të tillë quhen ata që janë kundër luftës, pa bërë asgjë për të pajtuar palët kundërshtare. Termi më i drejtë do të ishte “paqtor”.
E nëse Zoti është veprimtari suprem i paqes, ata që punojnë për paqen janë “imitues” të Zotit. Për një të krishterë shkohet edhe më tej: paqja është dhuratë që vjen nga lart, nga Shpirti Shenjt, është fryt i dashurisë trinitare:
Kuptohet atëherë se çdo të thotë të jesh veprimtar i paqes – tha at Kantalamesa. Paqja nuk shpiket e as krijohet, por përçohet, lihet të kalojë paqja e Zotit dhe paqja e Krishtit, që tejkalon çdo inteligjencë. Ne nuk duhet e as mund të jemi burim, por vetëm kanal i paqes. Këtë e shpreh mirë lutja e shën Françeskut të Asizit: “O Zot, bëj që unë të jem mjet i paqes tënde”.
At Kantalamesa kritikoi më pas shekullarizimin e festës së Krishtlindjes, duke vënë në dukje se ajo është rruga pas kometës, që lajmëron lindjen e Krishtit, e jo festa e renave dhe e arushave me lesh.







All the contents on this site are copyrighted ©.