2006-12-21 16:00:20

Krishtlindja me përgatitje shpirtërore e koncert në Shkodër.


(21.12.06 RV) Po përfundon për kryedioqezën Shkodër-Pult, 9-ditëshi i përgatitjes shpirtërore për Krishtlindjen, në të cilin morën pjesë shumë besimtarë, që me meshë, reflektime e rrëfime përshkuan një rrugë të përbashkët në pritje të lindjes së Shëlbuesit. Ndërkaq, vlon atmosfera e festës e janë përgatitur koncertet për Krishtlindje. Kryesorin prej tyre, shkodranët mund ta shijojnë nesër në sheshin Luigj Gurakuqi, ose pasnesër në kishën e Shën Françeskut në Gjuhadol. Na informon Jolanda Baba nga Shkodra RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.