2006-12-18 17:32:19

Selia e Shenjtë dhe Republika e Malit të Zi lidhin marrëdhënie diplomatike.


(18.12.2006 RV)RealAudioMP3 Njoftimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në nivel nunciature nga ana e Selisë Apostolike; ambasade nga ana e Republikës të Malit të Zi e dha Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.
Kujtojmë se Mali i Zi, i pavarur që më 3 qershor të vitit në vijim, ka 600 mijë banorë, 74% e të cilëve janë të krishterë ortodoksë, 17% myslimanë, ndërsa katolikët, shumica me origjinë shqiptare e kroate, janë 20 mijë besimtarë. Aktualisht në vend ka dy rrethe kishtare katolike: Kryedioqeza e Tivarit, me 19 famulli, 18 meshtarë e 34 rregulltare dhe dioqeza e Kotorrit, sufragane e Splitit, me 32 famulli, 15 meshtarë e 31 rregulltare. Të dy ipeshkvinjtë bëjnë pjesë në Konferencën Ipeshkvnore Ndërkombëtare të Shenjtorëve Qirili e Metodi. Kujtojmë se kryeipeshkëv i Tivarit në Mal të Zi është Imzot Zef Gashi.







All the contents on this site are copyrighted ©.