2006-12-15 18:00:57

Këshilli i Evropës: jashtë Siria e Izraeli nga Libani.


(15.12.06 RV) Siria të ndalojë të gjitha ndërhyrjet e saj në punët e brendshme të Libanit dhe Izraeli t’i japë fund dhunimit të hapësirës ajrore libaneze. Këto janë disa nga rekomandimet, që përmbahen në dokumentin e Këshillit të Evropës mbi gjendjen në Liban. Në fjalimin e tij, presidenti francez Zhak Shirak deklaroi se në Liban po zhvillohet “një ofensivë e vërtetë destabilizimi” kundër qeverisë së ligjshme, së cilës i duhet të përballojë forcat pro-siriane. Këshilli i Evropës propozon që “Fermat e Shebaasë”, një pëllëmbë tokë që rivendikohet nga qeveria e Bejrutit, në kufi ndërmjet Libanit, Sirisë dhe Izraelit, të vendosen përkohësisht nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara. Gjithsesi, Këshilli i Evropës nuk gjeti sot një gjuhë të përbashkët për qëndrimin që duhet mbajtur ndaj Sirisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.