2006-12-15 18:45:15

Kartolina të Karitasit të Romës për Kosovën.


(15.12.06 RV) Karitasi i Romës shpërndan kartolina për Krishtlindjen, të cilat do të financojnë një projekt në Kosovë. Histori, fytyra e mënyra të ndryshme për të përjetuar Krishtlindjen: këto janë temat, të cilat ilustrojnë kartolinat me urimet për Krishtlindjen, që ka nxjerrë në shitje Sektori i Edukimit për Paqen dhe Mondialitetin i Karitasit të Romës. Kartolinat, të cilat shpërndahen në blloqe me 5 copë, kushtojnë minimumi 8 euro. Këto para janë të gjitha kontribut për projektin “Përtej urës… shpresa”, i cili ka filluar që në vitin 1999 në qytetin e Mitrovicës në Kosovë. Kush dëshiron të kontribuojë mund të marrë në telefon drejtpërdrejt Karitasin në numrin 06-69886383 ose të dërgojë një e-mail në adresën: sepm@caritasroma.it.







All the contents on this site are copyrighted ©.