2006-12-15 17:58:42

Dhunë në Territoret Palestineze. Presidenti Abu Mazen i dobët politikisht.


(15.12.06 RV) Duket se bëhet më e vështirë situata në Territoret Palestineze, pas dështimit të atentatit të djeshëm kundër kryeministrit Islmail Hanijeh, i cili i kushtoi jetën njërës prej rojeve. Forcat e sigurisë kanë hapur sot paradite zjarr kundër demonstruesve të Hamasit në Cisjordani, e në Ramallah vranë një person. Në Gaza ka pasur gjithashtu ndeshje ndërmjet forcave që i përgjigjen partisë Al Fatah dhe eskponentëve të Lëvizjes islamike Hamas. Bilanci: 31 të plagosur. Ndërkaq, krahu i armatosur i Xhihadit islamik ka rivendikuar sot hedhjen e 8 raketave kundër Izraelit. Presidenti Abu Mazen po kërkon zgjedhje të parakohshme dhe formimin e qeverisë së bashkimit kombëtar. Por sa kredi ka Abu Mazen për t’ia arritur qëllimit? Të dëgjojmë të dërguarin e gazetës italiane “Corriere della Sera”, Lorenco Kremonezi:
RealAudioMP3 Abu Mazen, sigurisht është ekzaltuar nga Perëndimi si alternativë e Hamasit, si njeri i paqes, por kujdes: Abu Mazen nuk ka ndonjë peshë të madhe politike në Territore. Nuk vlente shumë as në kohën e Arafatit, ishte një numër dy - hije. Nuk ka qenë i aftë ta udhëheqë qeverinë e Al Fatahut nga vdekja e Arafatit tek zgjedhjet dhe është injoruar krejtësisht nga Izraeli. Sot mbahet si alternativë e madhe, në një mënyrë absolutisht hipokrite, do të thosha. Asgjë nuk na bën të mendojmë se në rastin e zgjedhjeve të parakohshme, Abu Mazen do të marrë më shumë vota se kundërshtarët e tij.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.