2006-12-15 17:19:43

Bashkimi i të krishterëve dhe dialogu ndërfetar, detyrë e Kishave Lindore katolike: këtë theksoi Papa në takimin me patrikun e Aleksandrisë.


(15.12.2006 RV)Sot, duke u takuar në Vatikan me Patrikun e ri kopt të Aleksandrisë dhe bashkësinë e tij, Benedikti XVI kujtoi detyrën e nxitjes së bashkimit të të krishterëve dhe të dialogut ndërfetar me myslimanët.
‘Është një çast i madh i bashkimit vëllazëror dhe i unitetit të Kishës kopto-katolike me Selinë Apostolike”. Me këto fjalë e priti sot Papa patrikun e Aleksandrisë të Koptëve, Antonios Naguib, që vizitoi Vatikanin, i shoqëruar nga patriku i nderit, kardinali Stefanos II dhe nga njëqind priftërinj, rregulltarë, rregulltare e laikë. Kujtojmë se bashkësia patriakale e koptëve katolikë, është mbartëse e një tradite shumë të pasur shpirtërore, liturgjike e teologjike që njihet me emrin tradita aleksandrine, thesaret e së cilës janë pasuri e Kishës. Këtë e kujtoi edhe Ati i Shenjtë, duke theksuar detyrën e posaçme që u besoi Koncili II i Vatikanit Kishave Lindore katolike: “Të nxisin bashkimin e gjithë të krishterëve e veçanërisht, të të krishterëve të viseve lindore, në radhë të parë të koptëve katolikë me koptët ortodoksë, pa harruar të vijojnë edhe dialogun ndërmjet të krishterëve e myslimanëve, të cilët në Egjipt përbëjnë 90% të popullsisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.