2006-12-15 18:42:30

Administrata e Bushit: "jo" Sirisë dhe Iranit për të zgjidhur problemet e Irakut.


(15.12.06 RV) Sekretarja amerikane e shtetit, Kondolica Rajs e hodhi poshtë propozimin e bashkëpunimit me Iranin dhe Sirinë për të zgjidhur problemet e Irakut, propozim që bën pjesë në raportin e Komisionit Bejker. Cmimi që qeveritë e Teheranit dhe të Damaskut mund të kërkojnë në këmbim të ndihmës së tyre – shpjegon zonja Rajs në një intervistë për të përditshmen amerikane “Uashington Post” – mund të jetë shumë i lartë për SHBA. Mbi gjendjen e vështirë të Irakut, kryeipeshkvi kalde i Kirkukut, imzot Luis Sako ka vënë në dukje nevojën për të promovuar “kulturën e jetës dhe të bashkëjetesës paqësore”. Ndryshimet ndërmjet të krishterëve, myslimanëve, shiitëve, sunitëve, katolikëve dhe ortodoksëve – thekson prelati – duhet të krijojnë pasuri e harmoni, jo ndarje e probleme.







All the contents on this site are copyrighted ©.