2006-12-13 17:45:15

Duke shfletuar kalendarin e 13 dhjetorit, Kisha katolike përkujtoi Shën Luçinë.


(13.12.2006 RV)Jemi në fillimin e shekullit IV të epokës së krishterë. Një vajzë e re sirakuziane, me emrin Luçia, shoqëron nënën e sëmurë në Katania të Italisë për të marrë pjesë në përkujtimin e martirizimit të Shën Ages. Gjunjëzohen së bashku mbi varrin e martires dhe luten për shërimin e të sëmurës. Luçia bie në një dremitje të thellë. I duket, si në ëndërr, Agia virgjër e i thotë: "Luçí, motra ime, pse ma kërkon mua atë që e ke fituar vetë? Ja, për hir të fesë sate, jot ëmë është shëruar. Ashtu si Krishti lumnoi nëpërmjet meje qytetin e Katanies, ashtu do të të lumnojë nëpër ty qytetin e Sirakuzës, sepsè me virgjërinë tënde i ke përgatitur një banesë të këndshme Zotit”. Kur vajza u zgjua nga gjumi, mrekullia ishte kryer. E ajo vendosi t'ia kushtonte gjithë jetën Zotit! Kujtojmë se Shën Luçia është shumë e nderuar nga populli shqiptar, që i ka ngritur që kur një katedrale në qytetin bregdetar të Durrësit.







All the contents on this site are copyrighted ©.