2006-12-12 17:51:55

Shqipëri: opozita tërhiqet nga zgjedhjet. Brukseli mund të rishikojë marrëdhëniet me Tiranën.


(12.12.06 RV)Shqipëria përfshihet nga një krizë e re politike. Opozita e majtë vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet administrative, që do të zhvillohen më 20 janar 2008. Presidenti Moisiu po përpiqet të kryejë rolin e ndërmjetësuesit me forcat politike, por deri tani asnjë gatishmëri për t’u ulur në tryezën e bisedimeve. Bashkimi Evropian, nga ana e tij, u kujton politikanëve shqiptarë se zgjedhjet mbeten një test në rrugën e Shqipërisë drejt Evropës.
Shumica parlamentare dhe qeveria e Berishës gjenden në një situatë pa krye. Për një vit me radhë, forcat politike nuk qenë në gjendje të krijonin konsensus në parlament rreth projektligjit të ri elektoral. Ligji aktual nuk mund të ofrojë zgjidhje, pasi siç kanë vënë në dukje edhe ekspertët e OSBE-së, afatet e parashikuara për shumë aspekte teknike kanë skaduar prej kohësh. Boshllëkut legjislativ i shtohet tani edhe tërheqja e opozitës, e cila refuzon të dërgojë përfaqësuesit e saj në komisione, apo t’i impenjojë ata në hartimin e listave zgjedhore, duke bllokuar kështu procesin. I dërguari i Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe Bosnjën, Dirk Lange, deklaroi se nëse zgjedhjet do të shënojnë hapa prapa në krahasim me të kaluarën, Brukseli do t’i rishikojë marrëdhëniet me Tiranën.







All the contents on this site are copyrighted ©.