2006-12-12 17:38:53

Pezullohen 8 kapituj të negociatave BE/Turqi. Serbisë i kërkohet të kapë kriminelët e luftës.


(12.12.06 RV) Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian rënë dakord mbrëmë që të pezullojnë 8 nga 35 kapitujt e marrëveshjes së asociim-stabilizimit me Turqinë. Ky vendim u mor pas moshapjes nga ana e saj të porteve dhe aeroporteve për Qipron, anëtare e Bashkimit Evropian. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian vendosën po ashtu të mos i vazhdojnë negociatat me Serbinë, dhe të reduktojnë forcat e BE-së në Bosnjë. Negociatat me Serbinë u pezulluan pasi Beogradi nuk ka arrestuar akoma kriminelët e luftës të kërkuar nga Gjykata e Hagës, por disa vende kërkuan që ky vendim të rishikohet pas zgjedhjeve të 21 janarit në Serbi.







All the contents on this site are copyrighted ©.