2006-12-12 13:10:31

Bazilikat patriarkale të Romës do të quhen papnore.


(11.12.2006 RV)Del në dritë varri i Apostullit të Popujve: gërmimet poshtë elterit të Bazilikës së Shën Palit jashtë mureve të Romës, kanë krijuar mundësinë të ekspozohet sarkofagu i Apostullit. Punimet, me karakter arkeologjik e fetar, u paraqitën sot në një konferencë, në Sallën vatikanase të Shtypit. Gazetarët e shumtë të pranishëm mësuan se gjatë punimeve, nisur që në vitin 2002, u nxuar në dritë, ndërmjet tjerash, edhe sarkofagu i Shën Palit Apostull.
Kardinali Cordero Lanca di Montexemolo, që hapi konferencën e shtypit, shpjegoi arsyen që e shtyu Benediktin XVI t’i quajë ‘papnore’ katër bazilikat, të cilat deri tani janë quajtur patriarkale:
“Shumkush shpjegonte se titulli i Patriarkatit krijonte aluzionin se Papa, përmes bazilkave, ushtronte titullin e posaçëm të Patrikut të Perëndimit, në kundërshtim me Patrikun e Lindjes, gjë që nuk është aspak e vërtetë, sepse të katër bazilikat u qenë dhënë, kohë më parë, nga papët, Patrikëve lindorë katolikë, si bazë në Romë e jo si titull zyrtar. Prandaj Papa vendosi që tani e tutje të katër bazilikat e mëdha të quhen ‘bazilika papnore’. 







All the contents on this site are copyrighted ©.