2006-12-12 17:31:14

Ati i Shenjtë emëroi Ipeshkëv të Sapës (Shqipëri) mons. Lucjan Augustinin, deri sot Vikar i Përgjithshëm i kryedioqezit metropolitan të Shkodër-Pultit


(12.12.2006 RV)RealAudioMP3 Ati i Shenjtë Benedikti XVI emëroi Ipeshkëv të Sapës në Shqipëri, Monsinjor Lucjan Augustinin, deri tani Vikar i Përgjithshëm i kryedioqezës metropolitane të Shkodër-Pultit (Shqipëri).
Monsinjor Lucjan Augustini ka lindur në Ferizaj të Kosovës (Jugosllavi) më 23 gusht 1963. Pas Seminarit të vogël të Suboticës dhe atij të madh në Zagreb më 15 gusht 1989 u shugurua meshtar për dioqezën Shkup-Prizren.
Filloi shërbimin në këtë dioqezë si Sekretar i ipeshkvit-ndihmës, Shkelqësisë së Tij Imzot Nikë Prelës. Që nga viti 1992 kreu njëkohësisht shërbimin e famullitarit të famullisë së Engjëjve të Rojës në Ferizaj dhe atë të përgjegjësit të Karitasit të Kosovës.
Në vitin 1994 u transferua si meshtar fidei donum në kryedioqezën metropolitane të Shkodrës (Shqipëri); pas inkardinimit në këtë dioqezë, më 1996 u emërua famullitar i Katedrales, ndërsa në vitin 1998, Vikar i Përgjithshëm, duke dhënë njëkohësisht mësimim e Shkrimit Shenjt pranë Institutit Katekistik Kombëtar.Përveç gjuhës shqipe, flet edhe serbishten, kroatishten, gjermanishten e italishten.
Intervista e parë e ipeshkvit të ri të Sapës:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.