2006-12-11 17:45:06

Unioni Paneuropian: "po" pavarësisë së Kosovës. Presidenti serb Tadiç: hipotezë "e mundshme".


(11.12.06 RV) Unioni Paneuropian, një nga organizatat e para e më të mëdha europeiste të botës, miratoi rezolutën për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Me anë të saj, vihet në dukje parimi themelor i unifikimit të Evropës, që është e drejta e popujve për vetëvendosje dhe i bëhet thirrje Bashkimit Evropian të inkuadrojë pavarësinë e Kosovës në vitin 2007.
Pavarësinë e Kosovës e sheh si të pashmangshme edhe presidenti serb, Boris Tadiç. Megjithëse hipoteza nuk është normale për të, Tadiç e quajti atë “të mundshme” për shkak të mbështetjes që gjen në qeverinë e SHBA-ve dhe të shumë shteteve evropiane.
Ndërkaq, nga Bosnjë-Hercegovina, ku ndodhet aktualisht për vizitë zyrtare, presidenti i Komisionit të Mbrojtjes në Senatin italian, Serxho De Gregorio propozoi që Konferenca e ardhshme ndërfetare për paqen ndërmjet etnive në Kosovë të zhvillohet në Romë.







All the contents on this site are copyrighted ©.