Shtëpia e refugjatëve: Qendra Astali e jezuitëve në Romë feston 25 vjetorin.
(08.12.06 RV) Përfunduan dje në Kishën e Shën Injacit në Romë, kremtimet për
25 vjetorin e Qendrës Astali, seli italiane e organizatës botërore të jezuitëve “Xhezuit
Refjuxhi Sërvis”. Në këtë Qendër kalojnë çdo vit 10 mijë persona, në pritje të statusit
të refugjatit e shpesh vullnetarët u kanë shërbyer edhe shumë shqiptarëve në vështirësi.
Të dëgjojmë drejtorin aktual, at Xhovani La Mana:Impenjimi ynë i parë
– dhe e themi shpesh – është mikpritja ndaj personave. Më pas, vetë personi na privilegjon,
duke ndarë me ne historinë e përvojën e vet, pa harruar nevojat që mbeten konkrete
dhe reale. Me shërbimin që japim mundohemi t’u përgjigjemi këtyre nevojave. Personat,
sidomos të rinj, gra, fëmijë e familje, vijnë nga jugu i Afrikës: nga Eritrea, Etiopia,
Somalia, Bregu i Fildishtë, Ruanda. Kjo tregon se në vite, gjendja nuk ka ndryshuar.