2006-12-08 18:59:49

Gjendje problematike prerje energjie në Shqipëri.


(08.12.06 RV) Gjendje problematike në Shqipëri përsa i përket energjisë elektrike, por asgjë e re nën këtë qiell. Edhe pas 15 vjetësh demokracie, akoma nuk i është dhënë një zgjidhje kësaj çështjeje, e cila duhej të merrej e para në dorë, sëbashku me problemin e ujit të pijshëm e të ngrohjes. Sot KESH-i bëri të njohura oraret e ndërprerjes së dritave në Shqipëri. Tirana pa drita 4 orë në ditë, ndërsa fshatrat përreth saj 6 orë. Vendin e parë e mban qyteti i Matit, me 7 orë ndërprerje në ditë, ndërsa qytetet e tjera radhiten më pas, duke shkuar deri tek Berati me dy orë në ditë ndërprerje. Nëse nuk mendohet për nënshtetasit, dikush në politikën aktuale duhet të mendojë për ekonominë, që nuk mund të funksionojë pa energji elektrike, me pasoja që mund të merren me mend.







All the contents on this site are copyrighted ©.