2006-12-07 18:29:51

Thirrje e ipeshkvijve maronitë për pajtimin kombëtar në Liban.


(07.12.06 RV) RealAudioMP3 Në Liban vazhdojnë tensionet politike. Opozita filosiriane dhe lëvizja hezbollah kanë organizuar një manifestim tjetër për të dielën, kundër qeverisë së Fuad Siniorës. Ndërkaq, ipeshkvijtë maronitë kërkojnë me çdo kusht paqtimin e vendit. Në mikrofonin tonë, ipeshkvi maronit i Biblosit, imzot Békara Raji:
Nuk shohim zgjidhje tjetër përveç kthimit tek institucionet kushtetuese, e nënkuptojmë këtu parlamentin, i cili duhet të zgjidhë krizën qeveritare. Nuk mund tua lemë manifestimeve në sheshe zgjidhjen e problemeve tona. Duhet vepruar nëpërmjet institucioneve. Kjo është thirrja jonë. Manifestimet shërbejnë për të shprehur opinione, në kuadrin e demokracisë; por zgjidhjet gjenden vetëm nëpërmjet institucioneve.
Pas luftës ndërmjet hezbollahëve dhe Izraelit, duket si reale mundësia e një lufte civile…
Kemi frikë se vjen një luftë civile. Kemi frikë se vjen një luftë ndërmjet sunitëve dhe shiitëve, si pasojë e konfliktit në Irak. E kemi bërë këtë thirrje, sepse nëse manifestimet do të vazhdojnë, ekziston rreziku i një ndeshjeje ndërmjet sunitëve dhe shiitëve.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.