2006-12-07 15:22:16

Ipeshkvijtë e Lacios takohen me Papën.


(7.12.2006 RV)Në Vatikan vijon vizita ‘ad Limina’ e ipeshkvijve të Lacios, që filloi ditën e hënë, kur Papa priti grupin e parë të prelatëve, të kryesuar nga kardinali vikar, Kamilo Ruini.
Sot Benedikti XVI u takua me një grup tjetër ipeshkvijsh të Lacios. Kujtojmë se dje, para se të fillonte audiencën e përgjithshme me shtegtarët në Sallën e Palit VI, Benedikti XVI përshëndeti për pak çaste grupet e besimtarëve të Lacios, mbledhur në Bazilikën e Shën Pjetrit, kryesuar nga ipeshkvijtë e tyre, duke u dhënë zemër ta gjallërojnë gjithnjë më shumë jetën e tyre shpirtërore, në përkim edhe me orientimet e takimit të kohëve të fundit të Kishës italiane në Veronë. Detyra kryesore e ungjillëzimit – u tha Papa – është t’i kumtoni botës se Jezu Krishti është shëlbuesi i njerëzimit. Besojani gjithnjë vetveten atij e kumtojeni me jetën tuaj në familje e në çdo mjedis. Këtë presin edhe sot njerëzit nga Kisha!Kujtojmë se Lacio është një zonë kishtare me më se 5 milionë e 200 mijë banorë, me 1456 famulli e 8300 meshtarë rregulltarë e shekullarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.