2006-12-06 18:22:28

“Njeriu është zemra e paqes”: - tema e Mesazhit të Papës për Ditën botërore të paqes 2007.


(6.12.2006 RV)Të martën, më 12 dhjetor, do të paraqitet Mesazhi i Papës për ditën botërore të paqes 2007 me temë: “Njeriu është zemra e paqes”.
Paraqitja do të bëhet në Sallën e Shtypit të Vatikanit. Në konferencën e shtypit do të flasin kardinali Renato Rafaele Martino, kryetar i Këshillit të Drejtësisë dhe Paqes dhe sekretari i të njëjtit dikaster, imzot Gjampaolo Krepaldi, .
Kujtojmë se vitin e kaluar Benedikti XVI pati zgjedhur temën: “Paqja gjindet në të vërtetën”.







All the contents on this site are copyrighted ©.