2006-12-06 18:43:09

Bush: nuk jam dakord me të gjithë raportin Bejker mbi Irakun.


(06.12.06 RV) Në Irak, së paku 12 vetë kanë mbetur të vrarë në dy sulme guerrilasish në Bagdad. Ndërkaq, në SHBA, iu dorëzua presidentit Bush raporti mbi Irakun i komisionit bipartizan, Bejker/Hamilton.
“Ky raport – deklaroi presidenti amerikan – jep një vlerësim shumë të ashpër për gjendjen në Irak. Përmban disa propozime interesante që do të vlerësohen një e nga një”. Sipas mediave amerikane, raporti sugjeron transferimin e ushtarëve amerikanë nga fusha e luftimit në atë të mbështetjes së trupave irakiane. Gjithashtu, ai propozon përfshirjen diplomatike të Iranit e të Sirisë në zgjidhjen e çështjes irakiane.
Pavarësisht se raporti pritej me shumë interes, Shtëpia e Bardhë ka nënvizuar disa herë se ai nuk është i vetmi. Një raport tjetër i është besuar për shembull, Pentagonit. Bush sot deklaroi se “nuk do të jetë dakord me të gjitha propozimet” e raportit Bejker/Hamilton.







All the contents on this site are copyrighted ©.