2006-12-04 18:43:31

Mëse një mijë të vdekur në Filipine. Mungon çdo gjë.


(04.12.06 RV) Llava e baltës dhe e gurëve të tajfunit Durian në Filipine ka shkaktuar tashmë 1049 viktima, sipas bilancit të fundit të njoftuar nga Mbrojtja Civile. Kryqi i Kuq lokal ka bërë thirrje urgjente për ndihma, pasi mungojnë uji i pijshëm, ushqimet dhe ilaçet. Për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, flet në mikrofonin tonë nunci apostolik i Filipineve, mons. Fernando Filoni:
Zona e goditur ndodhet në pjesën qendrore. Përfshin 5-6 dioqeza, prej të cilave ajo ku ndodhet vullkani Majon është më e goditura. Përveç të vdekurve kemi edhe mijera të plagosur. Tajfuni nuk erdhi pa pritur, por parashikimet thoshin se do të shkonte drejt veriut. Pa pritur ndryshoi drejtim, duke e prerë vendin praktikisht përgjysëm. Gjithashtu këto zona janë të çpyllëzuara, prandaj ekziston një vështirësi natyrore për ata që banojnë rrotull vullkanit. Solidariteti i Kishës dhe sidomos i Papës erdhi menjëherë, gjë që gazetat e kanë vlerësuar shumë.







All the contents on this site are copyrighted ©.