2006-12-04 18:48:33

D'Alema në Serbi: kompromis për Kosovën.


(04.12.06 RV) Ministri i jashtëm italian, Massimo D’Alema ndodhet në Serbi, ku është takuar me autoritetet më të larta të vendit. Propozimi i tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkon sipas linjës të zakonshme italiane në konfliktet e të gjitha llojeve dhe mund të përmblidhet me një fjalë: “kompromis”. Por ja citimi i D’Alemës: “një zgjidhje që të respektojë aspiratat e shumicës së kosovarëve, që të mos jetë poshtëruese për Serbinë dhe të japë garanci për pakicat kombëtare në Kosovë”. Vetëm se një kompromis i tillë duket i pamundur, për faktin se palët as që flasin ndërmjet tyre e jo më të ulen në tryezën e bisedimeve, për të lëshuar pe nga qëndrimi që mbajnë tashmë.







All the contents on this site are copyrighted ©.