2006-12-01 18:39:14

Rëndësia e pjesëmarrjes në Meshën e së dielës në një mesazh të Benediktit XVI.


(1.12.2006 RV)Përballë shekullarizmit dhe indiferencës fetare, duhet rizbuluar shenjtëria e Ditës së Zotit dhe rëndësia e pjesëmarrjes në Meshën e së dielës: kështu shprehet Papa në një mesazh për ditën e studimit të ‘Sacrosantum Concilium’.
Është urgjente të ripohohet shenjtëria e Ditës së Zotit – nënvizon Papa në mesazhin drejtuar kardinalit Frensis Arinze, prefekt i Kongregatës për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve si dhe pjesëmarrësve në ditën studimit, organizuar nga Dikasteri në përvjetorin e shpalljes së Kushteutës Konciliare ‘Sacrosantum Concilium’. Takimi, me temë “Mesha e së dielës për shenjtërimin e popullit të krishterë” u mbajt sot në Vatikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.