2006-12-01 17:34:45

Galiç burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës; Në Budapest takim mbi statusin e Kosovës.


(01.12.06 RV) Komandati i rrethimit serb të Sarajevës, Stanisllav Galic dënohet me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës. Është hera e parë që kjo gjykatë jep një dënim të tillë.
Ish-gjeneral/majori i ushtrisë së serbëve boshnjakë ishte dënuar me 20 vjet burg nga gjykata e shkallës së parë, por procesi i apelit e rëndoi dënimin, sepse rrethimi i Sarajevës ka qenë më i gjati e më i tmerrshmi pas Luftës II Botërore. Forcat e udhëhequra nga Galic kanë pasur qëllimin e qartë që të terrorizojnë popullsinë civile.


Nesër e pasnesër, në Budapest të Hungarisë do të zhvillohet një takim i nivelit të lartë ndërmjet krerëve politikë të Evropës Juglindore për statusin e Kosovës. Tryeza e rrumbullakët me temë “Shumicat dhe pakicat e reja në Ballkanin që po ndryshon” është organizuar nga Projekti për Marrëdhëniet Etnike me seli në Prinston të SHBA-së. Të pranishëm, përfaqësues nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Hungaria, Italia, Macedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Zvicra dhe SHBA-ja. Natyrisht do të marrin pjesë krerë politikë nga Kosova, si shqiptarë, ashtu edhe serbë, zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Kombeve të Bashkuara.







All the contents on this site are copyrighted ©.