2006-12-01 17:29:44

Evropa miraton eksperimentimin mbi embrionet. Imzot Sgreçia: Të drejtat themelore të njeriut nuk janë kudo njëlloj.


(01.12.06 RV) Evropa miraton eksperimentimin mbi embrionet, në respektin e ligjeve kombëtare të çdo vendi-anëtar, siç parashikohet në Programin kuadër për punën kërkimore-shkencore të periudhës 2007-2013. Pas një debati të ashpër, europarlamentarët vendosën të mos financohen projektet që kanë për qëllim klonimin njerëzor riprodhues dhe modifikimin e trashëgimisë gjenetike të njeriut, por lejuan financimin e eksperimenteve mbi celulat staminale embrionale. Të dëgjojmë imzot Elio Sgreçën, president i Akademisë Papnore për jetën, në mikrofonin tonë:
RealAudioMP3 Kemi të bëjmë me një tekst që vë në dukje relativizmin moral, etik që mbretëron në Evropë. Më duket se thelbi i vendimit është se mund të bëhet gjithçka përveç klonimit riprodhues, por edhe këtu, sipas ligjit kombëtar. Kjo tregon se në Evropë të drejtat themelore nuk janë njëlloj. Aty ku ekziston ligji, njeriu njihet si i tillë që nga zënia, ndërsa aty ku ligji nuk ekziston, nuk ekziston e njëjta e drejtë. Atëherë, nuk e shoh më Evropën e lindur mbi bazën e kartës së të drejtave të njeriut. Cfarë ka të përbashkët për të gjithë qytetarët e Evropës, ndoshta monedha e pak të drejta individuale, por jo të drejtat themelore.







All the contents on this site are copyrighted ©.