2006-12-01 17:31:26

25 milion vetë kanë vdekur nga SIDA.


(01.12.06 RV) Sot është Dita Botërore kushtuar SIDA-s. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, bëri thirrje për ndihma më të mëdha në luftën kundër kësaj sëmundje të pashërueshme, duke iu drejtuar autoriteteve më të larta, si çdo kryeministri dhe deputeti, për t’u angazhuar personalisht kundër SIDA-s.
Që nga zbulimi i virusit, në vitet ‘80 e deri më sot kanë vdekur 25 milionë njerëz, ndërkohë që të infektuar janë dhe 40 milionë të tjerë. Organizata Botërore e Punës jep alarmin se nëse nuk do të ulet çmimi i ilaçeve për kurimin e SIDA-s, në vitin 2020 humbja e përgjithshme e forcës punëtore për shkak të sëmundjes do të arrijë në 86 milion vetë. Raporti i botuar për këtë Ditë Botërore vë në dukje se të rinjtë janë më të prekurit nga mungesat e burimeve ekonomike për blerjen e ilaçeve retrovirale.
Në Shqipëri e Kosovë ekzistojnë shoqata të të sëmurëve, por sistemi shëndetësor nuk është në gjendje t’u bëjë ballë problemeve të të sëmurëve me SIDA.








All the contents on this site are copyrighted ©.