2006-11-30 19:06:07

Vuk Drashkoviç, ministri i jashtëm serb në liturgjinë e Papës dhe Bartolomeut I në Turqi.


(30.11.06 RV) Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç i dha sot flamurin zyrtar Gardës kombëtare serbe, njësi e rinovuar e ushtrisë, pjesa më elitare e saj. Pas rënies së regjimit të Millosheviçit, disa njësi speciale serbe janë përfshirë në operacione të NATO-s e ceremonia e sotme vjen një ditë pas samitit të Rigës, ku Serbia u ftua në Partneritetin për Paqe. Nga analistët perëndimorë, njësi si Garda Kombëtare, konsiderohen teknikisht më të besueshme e më të afta në krahasim me ato të vendeve të tjera ish-socialiste, që për arësye politike janë më pranë integrimit në NATO se sa Serbia.
Ndërkaq, ministri i jashtëm serb, Vuk Drashkoviç mori pjesë në Turqi në liturgjinë ekumenike të kremtuar nga Papa Benedikti XVI dhe Patriku Bartolomeu I. Drashkoviç ndodhet në Stamboll për takime zyrtare me përfaqësuesit e organizatës për bashkëpunimin ekonomik të vendeve të Detit të Zi.







All the contents on this site are copyrighted ©.