2006-11-30 19:09:40

Kardinal Martino: Njohja e dinjitetit të njeriut, si kontribut i fesë për sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar.


(30.11.06 RV) Njohja e dinjitetit të patjetërsueshm të njeriut, si kontribut thelbësor i fesë për sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar, në diskutimin e kardinalit Martino, president i Këshillit Papnor “Drejtësi e Paqe”, në Konferencën ndërparlamentare mbi të drejtat e njeriut e lirinë fetare, që po zhvillohet në Universitetin Gregorian të Romës. Prelati kujtoi rregullën e artë të bashkëjetesës paqësore sociale: “Bëju të tjerëve atë që do të dëshiroje të bënin ata për ty”, rregull e shpallur solemnisht në Ungjill, por e përbashkët për të gjitha fetë kryesore të botës. Kardinali Martino nuk mungoi të vërë në dukje kontrastin ndërmjet këtij parimi dhe konflikteve aktuale në botë. Përmendi gjithashtu edhe gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhen shpesh emigrantët dhe refugjatët. “Paqja, siguria dhe stabiliteti – tha prelati – do të vendosen vetëm kur, siç thotë çdo fe e vërtetë, dinjiteti i çdo njeriu do të njihet botërisht, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore do të promovohen e mbrohen dhe do të dënohet si fyerje ndaj Zotit e kërcënim ndaj paqes, çdo dhunë e konflikt në emër të fesë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.