2006-11-28 12:26:38

Telegram i Papës Benedikti XVI presidentit të Shqipërisë gjatë udhëtimi për Turqi: bekoj kombin Tuaj.


(28.11.06 RV) Telegram i Papës Benedikti XVI drejtuar presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiut, ndërsa avioni papnor kalonte në qiellin shqiptar, në rrugën drejt Turqisë, ku Ati i Shenjtë fillon sot vizitën e tij apostolike.
“Ndërsa përshkoj qiejt e Shqipërisë, gjatë vizitës sime pastorale në Turqi, përshëndes përzemërsisht Shkëlqesinë Tuaj e të gjithë popullsinë e Shqipërisë dhe lus Zotin e Gjithpushtetshëm ta bekojë kombin Tuaj me dhuratat e paqes e të begatisë”.
Benedictus PP. XVI







All the contents on this site are copyrighted ©.