2006-11-28 16:59:48

Skënderbeu vendoset në Shkup.


(28.11.06 RV) Dita e 28 nëntorit është festuar kudo në Shqipëri e diasporë. Në Shkup ka mbërritur pikërisht sot, monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në Prekaz të Skënderajt në Kosovë janë bërë homazhe tek varri i Adem Jasharit, ditëlindja e të cilit bie pikërisht sot. Po sot, Kosova feston edhe daljen publike të UCK-së, me të cilën është lidhur pazgjidhshmërisht emri i Adem Jasharit. Statuja e tij u vendos edhe në Tiranë, në praninë e autoriteteve bashkiake. Për ardhjen e monumentit të Skënderbeut e aktivitete të tjera nga kosova, na informon Rabije Ibraj RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.