Festa e Pavarësisë: flet ambasadori në Itali, Llesh Kola
(27.11.06 RV)Nesër, më 28 nëntor,
mbushen 94 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria turke. Pavarësia
u përgatit në dy vjet kryengritjesh, që filluan në Malësinë e Mbishkodrës, për të
përfshirë më vonë krejt Shqipërinë e atëhershme. U desh fillimi i Luftës së Parë Botërore
e shkatërrimi i perandorisë së xhonturqve, që shqiptarët të kurorëzonin ëndrrën e
viteve për një Shqipëri “më vehte, të lirë e të mosvarme”. Më 1912 u ngrit flamuri
në Vlorë dhe u hap Kuvendi historik Kombëtar i Vlorës me 37 delegatë, por u deshën
vite të tjera e përfaqësi në Kongrese e në kancelaritë perëndimore, që Shqipëria të
njihej si e tillë nga fuqitë e kohës. Redaksia e programit shqip të Radio Vatikanit
e konsideron detyrë e nder t’u bëjë homazh sot të gjithë patriotëve shqiptarë, që
me Ismail Qemalin në krye ngritën flamurin në Vlorë e nga zemra u uron të gjithë shqiptarëve
kudo që ndodhen “gëzuar festën e pavarësisë”. Por pikërisht mbi këtë festë e mbi këtë
datë të shënuar, të dëgjojmë ambasadorin shqiptar pranë shtetit italian, Shkëlqesinë
e Tij, z. Llesh Kola, në mikrofonin tonë: