2006-11-24 18:59:54

Në Liban Ministri i Brendshëm tërheq dorëheqjen; Ratifikohet integrimi i Rumanisë dhe Bullgarisë në BE e lajme të tjera.


(24.11.06 RV) Mbetet i lartë tensioni në Lindjen e Mesme. Një fëmijë dhe një militant i Hamasit u vranë nga zjarri izraelit në veri të Gazës. Ndërkaq, Izraeli e ka refuzuar propozimin për armëpushim të disa grupeve të Intifadës. Ata impenjoheshin të mos gjuanin me raketa mbi qytetin Negev, nëse Izraeli do të kishte ndalur operacionet ushtarake në Gaza dhe Cisjordani. Burime zyrtare komentuan se propozimi nuk ishte serioz.

Liban. Një ditë pas funeralit të ministrit të vrarë Pierr Xhemajel, Ministri i Brendshëm tërhoqi dorëheqjen që pati paraqitur në shkurtin e kaluar, duke pasur parasysh situatën delikate të vendit. Në bazë të Kushtetutës, nëse një e treta e ministrave japin dorëheqjen, qeveria konsiderohet e rënë. Dy javë më parë 6 ministra të tjerë kanë dhënë dorëheqjen.

Përfundoi sot procesi i ratifikimit të integrimit të Rumanisë dhe Bullgarisë në Bashkimin Evropian. Vendi i fundit, që vuri firmën për hyrjen e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian që nga 1 janari i vitit 2007 qe Gjermania.

Në mbledhjen e Rigës, në Letoni, në program për 28 dhe 29 nëntor, vendet e NATO-s do të nënshkruajnë një marrëveshje për zgjerimin e detyrave të aleancës, duke përfshirë edhe antiterrorizmin, parandalimin e sulmeve informatike dhe sigurinë e burimeve natyrore. Është një lloj reforme e Paktit për 10-15 vjetët e ardhshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.