2006-11-24 18:56:45

Në audiencë tek Benedikti XVI presidenti i Republikës së Hondurasit.


(24.11.2006 RV)Në një klimë përzemërsie, Papa priti sot paradite në audiencë presidentin e Hondurasit, Hosè Manuel Rozales, që shoqërohej nga bashkëshortja dhe një grup personalitetesh të vendit latino-amerikan. Gjatë audiencës – njofton një notë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë - u prek kryesisht tema e zhvillimit të Amerikës Latine, duke theksuar në mënyrë të posaçme kontributin e Kishës katolike në këtë fushë si dhe në fushat e edukimit, të shkollimit të breznive të reja dhe të mbrojtjes së vlerave morale, si bazë për të luftuar korrupsionin dhe për të favorizuar transparencën në çdo aspekt të jetës kombëtare.Pas takimit me Papën, presidenti hondurian u takua edhe me kardinalin Bertone, sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.