2006-11-22 18:19:24

Turqia nuk njeh Qipron, Evropa mund të pezullojë negociatat për integrimin.


Në të vërtetë, pas kërkesave reciproke negociatat vazhdojnë dhe gjithnjë ka mundësi të ndodhë ndonjë mrekulli. Pavarësisht nga kjo, duhet parë sa do të jetë i ashpër pezullimi që do të vendosë Evropa. Do të bllokojë vetëm një pjesë të negociatave, ato që kanë të bëjnë me çështjet doganale dhe tregtare, duke vazhduar me çështjet që duan bisedime afatgjatë, apo do të bllokojë krejtësisht procesin? Mbi këtë pikë në Evropë ekzistojnë qëndrime të ndryshme. Vende si Britania e Madhe e pjesërisht Italia kanë prirjen t’ia lënë portat hapur Turqisë. Ndërsa, vende si Franca, Austria, natyrisht Qiproja dhe Greqia janë më të ashpër mbi nevojën për t’i pezulluar krejtësisht negociatat. Vendimi ka shumë mundësi që të merret, mbi bazën e rekomandimit të Komisionit, nga ministrat e jashtëm, që do të mblidhen pas 6 dhjetorit.







All the contents on this site are copyrighted ©.