2006-11-22 15:53:12

Përkujtojmë ditëlindjen e 133-të të gjuhëtarit italian Mateo Bartoli.


(22.11.2006 RV) Mateo Bartoli lindi më 22 nëntor 1873 në Albona, vdiq më 23 janar 1946 në Torino. Pasi u diplomua në universitetin e Vjenës, gjuhëtari i njohur italian punoi si profesor i gjuhësisë në Universitetin e Torinos. Atje vijoi të jepte mësim nga viti 1908 deri në vdekje. Profesor Bartoli, i ndikuar nga mësuesi i tij Majer-Lybke, u interesua për dialektologjinë italiane e posaçërisht për dialektin dalmat, që e çoi në takim me shqipen. U bë i njohur për teorinë e gjeografisë gjuhësore, që pasqyrohet edhe në veprat e tij kryesore: “Dalmatishtja (1906): “Hyrje në gjuhësinë e re” (1945); Shkurtore e gjuhësisë së re” (1925); “Në portat lindore të Italisë. Dialekte e gjuhë në Venecia-Gjulia” (1945).
E kujtojmë sot sepse Mateo Bartoli, ashtu si dhe mësuesi i tij Lybke, u muar me gjuhën shqipe. Profesori italian punoi për krijimin e një atlasi gjuhësor të shqipes, duke u radhitur kështu ndërmjet albanologëve të njohur që pasuruan studimet për gjuhën shqipe.








All the contents on this site are copyrighted ©.