2006-11-21 16:52:36

Pas një jave Papa Benedikti XVI do të shkojë në Turqi nga 28 nëntori deri më 1 dhjetor


(21.11.2006 RV) Mungon vetëm një javë nga shtegtimi apostolik i Papës në Turqi. Është shtegtimi i tij i pestë apostolik ndërkombëtar. Tri janë përmasat kryesore të kësaj vizite, siç shkruan në paraqitjen e Mesharit kryeipeshkvi Piero Marini, mjeshtri i kremtimeve liturgjike papnore: përmasa baritore, dmth takimi i Papës me grigjën e vogël katolike për ta përforcuar në fe, në një çast kur vërehen forma të reja intolerance fetare; përmasa ekumenike, dmth përqafimi me Patrikun e Kostantinopojës, Bartoleomeun I për të ripohuar përparësinë që ka ekumenizmi për këtë papni e, së fundi, përmasa ndërfetare nën shenjën e dialogut, për kapërcimin e kundërvënieve që janë vërejtur në shekuj ndërmjet hebrenjve, të krishterëve e myslimanëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.