Përkujtojmë sot imzot Pjetër Budin në 440- vjetorin e lindjes.
(21.11.2006 RV) I lindur në Gurin e Bardhë të Matit në vitin 1566, Budi qëndroi
në vendlinjde deri në moshën 21 vjeçare. Më pas u shugurua meshtar dhe kreu për 29
vjet misionin baritor në Kosovë e në Maqedoni. Duke ndjerë nevojën e librave liturgjikë
në gjuhën shqipe, u nis për në Romë, ku me kujdes prej bariu e këmbëngulje prej studiuesi,
arriti të botonte katër libra, të domosdoshëm për vijimin e punës baritore në një
vend që vijonte të kërcënohej nga islamizimi. Janë veprat, gur themeli për historinë
e shqipes së shkuar: “Doktrina e Kërshtenë”; “Pasqyra e të rrëfyemit” dhe “Rituali
Romak”. Pas botimit të librave, prifti u rikthye menjëherë në atdhe, ku u emërua ipeshkëv
i Zadrimës. Me librat e sapo botuar në dorë, nisi kremtimet e sakramenteve në gjuhën
shqipe. Më 1622 u mbyt në lumin Drin, vdekje që pa dyshim lidhet ngusht me veprimtarinë
e tij të gjithanshme fetare e atdhetare. Budi mbetet poeti i parë i letrave shqipe.Figura
e tij madhore, pak e njohur nga lexuesi shqiptar, u përkujtua sot në një sesion shkencor
mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.