2006-11-20 16:55:48

‘Zoti është kompozitori i madh i universit’: kështu e komentoi Papa koncertin, ofruar për nder të tij nga presidenti gjerman.


(20.11.2006 RV)“Mund ta përfytyrojmë historinë e botës si një simfoni të mrekullueshme, të kompozuar nga Zoti, të cilën e drejton ai vetë, si mjeshtër i urtë orkestre. Ndonëse ne partitura nganjëherë na duket tepër e ndërlikuar dhe e vështirë, Ai e njeh që nga nota e parë deri në më të fundmen. Ne nuk jemi të thirrur të marrin në dorë shkopin e drejtorit të orkestrës e aq më pak t’i ndryshojmë meloditë sipas shijes sonë, por secili nga ne është i thirrur, në vendin ku ndodhet e me aftësitë që ka, të bashkëpunojë me Mjeshtrin e madh në interpretimin e kryeveprës së tij mahnitëse”.
Kështu u shpreh Papa dhe shtoi: “Muzika është si ftesë për t’u lutur, për të gjetur në Zotin arsyet e shpresës dhe mbështetjen ndër vështirësitë e jetës”. E ky është, përmbledhtas, edhe mesazhi që Ati i Shenjtë përcolli në përfundim të koncertit, dhënë nga Filarmonica Quartétt Berlin në Sallën Klementine të Pallatit Apostolik. Ishte një takim muzikor me notat e Mozartit, Mendelsonit e Volfit, ofruar Benediktit XVI nga presidenti gjerman Kohler.







All the contents on this site are copyrighted ©.