Po sot pas dite në Romë, pranë Ministrisë së punëve të Jashtme, kryeministri Agim
Ceku është takuar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Massimo D’ Alema.
(20.11.06.RV) Në këtë takim Agim Ceku ka kërkuar pavarësi për Kosovën. “Ne
kuptojmë se kjo duhet dhe do të jetë një pavarësi në përputhje me vullnetin e shumicës
po ku të ndjehet të komod edhe të gjitha pakicat etnike. E kuptojmë se ka edhe dyshime
nga ana e minoritetit serbë, prandaj pranojmë një nivel të monitorimit ndërkombëtar
në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë » - tha kryeministri Ceku. Ka një lloj lodhjeje
nga zgjërimi i BE-së por është e domosdoshme që të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit
t’u lihet e hapur perspektiva evropjane. Ne si Vende të Ballkanit duhet të kemi këtë
perspektivë dhe të jemi të mirëpritur.