2006-11-20 16:52:00

Keqardhja e imzot Tomazit për mosarritjen e marrëveshjes lidhur me ndalimin e minave kundër njeriut.


(20.11.2006 RV) Keqardhja ishte në qendër të vëmendjes në fjalimin që mbajti pak ditë më parë Nunci apostolik, imzot Silvano Tomazi, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë zyrës së OKB-së të Gjenevës, në Konferencën e tretë kushtuar armëve tradicionale e, në veçanti, minave kundër njeriut. Dëshira e shumë njerëzve për t’i ndaluar mjetet e vdekjes, që shkaktojnë tmerre humanitare, posaçërisht mbi popullsitë civile, nuk u plotësua – pohoi imzot Tomazi – duke nënvizuar se mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Prelati shtoi se vetë shtetet duhet të marrin masa individuale parandalimi, në pritje të arritjes së marrëveshjes në nivel ndërkombëtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.