2006-11-18 15:56:48

Shenjtorët e javës sipas Kalendarit kishtar:


(17.11.2006 RV)RealAudioMP3 Sot Kisha katolike kremtoi të dielën XXXIII të kohës gjatë vitit kishtar. Përkujtoi edhe festën e Shën Matildës virgjër e të Shën Abdisë profet.
Nesër, e hënë, do të kremtojë Shën Oktavin dhe Shën Gjelazin I, papë. Liturgjia e festës së tyre na fton t’i shërbejmë gjithnjë Zotit, sepse shërbëtori besnik i Hyjit do të ketë jetën e pasosur.
Në festën e Kushtimit të Zojës Mari, që do të kremtohet të martën, Ungjilli na paraqet një nga mrekullitë më të mëdha të Jezusit: shërimin e zemrës së Xakeut të pangopur me pasuri. Nuk duhet harruar, prandaj, se mëshira e Zotit mund t’i prekë edhe njerëzit që duken të humbur.
Të mërkurën do të kremtohet Shën Çeçilja, virgjër e martire, që na kujton se nxënës i vërtetë i Krishtit nuk është ai që e pret pasivisht kthimin e Zotit, por ai që bëhet shërbëtor i palodhur i mbretërisë së qiellit.
Duke ndjekur liturgjinë e festës së Shën Klementit, papë e martir, të Shën Kolombanit, abat e të Shën Feliçitës, martire - të enjten e ardhshme, kujtojmë dënesën e Krishtit përballë qytetit të zgjedhur, Jeruzalemit dhe fatit të tij tragjik. Qyteti që nuk e njohu Zotin, u përjashtua nga rruga e paqes.
“Në fjalët tua, o Zot, gjej gëzimin tim, sepse je ti streha ime e shpëtimi im”. Këtë lutje na kujtojnë, të premten e ardhshme, Shën Dung- Lak, meshtar e shokët e tij martirë.
Të shtunën do të kremtohen Shën Katerina e Aleksandrisë, virgjër e martire, Shën Moisiu martir, Shën Pjetri i Aleksandrisë ipeshkëv e martir dhe të lumët Luigji e Maria Beltrame Quatroki, bashkëshortë. Na kujtojnë se Hyji i bën pjesëtarë të jetës së vet hyjnore të gjithë ata që vdesin në bashkim me Të.







All the contents on this site are copyrighted ©.