2006-11-16 15:33:13

Salezianët në Shqipëri: një realitet i gjallë i Kishës. Flet don Dominik Qerimi.


(16.11.06 RV) Në hapësirën radiofonike kushtuar jetës dhe vepritarisë së Kishës katolike në trevat shqiptare, sot do të njihemi me realitetin e rregulltarëve Salezianë në Shqipëri. Mbi historin e tyre ndër shqiptarë dhe veprimtaritë e shumta ungjillëzuese dhe edukative, në mikrofonin e Radio Vatikanit flet saleziani shqiptar don Dominik Qerimi, drejtor i qendrës sociale “Don Bosko” në Tiranë.RealAudioMP3
Më se 150 rregulltarë e laikë të ardhur prej kombeve të ndrushme kanë filluar sot në Romë Kuvendin ndërkombëtar të salezianëve mbi bashkëjetesën ndërmjet feve të ndryshme në Evropë, ku sot numrohet 560 milionë të krishterë, 35 milionë mysulmanë e 2 milion e gjysëm budistë.
Objekti i debatit të këtij Kuvendi është realiteti i larmishëm i kontinentit të vjetër, ku gjithnjë më tepër ndjehet urgjenca e dhënies së përgjigjeve në pyetjet që burojnë nga shekullarizmi, ateizmi e nihilizmi. Qëllimi i misionit është dëshmimi i lajmit të mirë të Ungjillit në shoqërinë bashkëkohore, sipas vështrimit të krishterë.


Salezianët e mbarë botës janë në festë për “Nënë Margeritën”, në të vërtetë me Dekretin e 23 tetorit nga Kongregata e Vatikanit për Cështjen e Shenjtorëve, nëna e Shën Gjon Boskos është shpallur “ Shërbëtore e Zotit e nderuar”. Do të thotë se është njohur zyrtarisht dhe ka filluar procesi i kanonizimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.