2006-11-14 16:57:27

Shqipëri:ndryshon qeveria pas zgjedhjeve lokale; Belgjika e Britania e Madhe pro pavarësisë së Kosovës, Spanja e Rumania kundër.


(14.11.06 RV)Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaron se pas zgjedhjeve lokale do të ketë ndryshime në qeveri. Mesa duket, nënshkrimi i një marrëveshjeje me demokristianët për qeverisjen e përbashkët të vendit, do ta bëjë Berishën të ndryshojë disa ministra të ekzekutivit. Berisha përshëndet lehtësimin e dhënies së vizave për shqiptarët nga ana e Bashkimit Evropian dhe shpreh kënaqësinë për fjalët e kreut të NATO-s, Jap de Hop Shefer për vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto vende, ndërmjet të cilave edhe Shqipëria, nuk u ftuan në mbledhjen e NATO-s në Rigë, por ka mundësi të ftohen në Aleancë në vitin 2008.

Ravijëzohen qëndrimet e vendeve të Evropës për statusin e Kosovës. Në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, Britania e Madhe dhe Belgjika janë shprehur për një formë pavarësie, ndërsa Spanja dhe Rumania janë kundër. Pavarësia që do të mbështesin shtetet perëndimore për Kosovën është ajo e tipit të paraqitur nga kryenegociatori Marti Ahtisari. Ky i fundit, duke folur në Bruksel para zyrtarëve të lartë evropianë, sqaroi se qëndrimet e delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës janë kaq larg, sa nuk mund të mendohet një zgjidhje e dalë nga tryeza e bisedimeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.