2006-11-14 17:10:36

Papa organizon më 16 nëntor mbledhjen e kryetarëve të dikastereve të Kuries Romake për të shqyrtuar çështjen e imzot Milingos.


(14.11.2006 RV)Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi sot, përmes një komunikate, se Papa ka thirrur për të enjten e ardhshme, më 16 tetor, një mbledhje për të reflektuar mbi kërkesat e heqjes së detyrimit të çelibatit dhe të ripranimit në misionin meshtarak, paraqitur nga meshtarët e martuar gjatë viteve të fundit. Komunikata saktëson se në rendin e ditës nuk parashikohen argumente të tjera.
Kujtojmë se Kisha e priti me dhimbje të thellë vendimin e kryeipeshkvit Milingo për t’iu kundërvënë bashkimit kishtar, duke shuguruar ipeshkvij 4 meshtarë, pa mandatin e nevojshëm papnor. Shugurimi, i pavlefshëm, që u bë më 24 shtatorin e kaluar në Uashington, pati si pasojë shkishërimin “latae sententiae” ose, thënë shqip, përjashtimin e menjëhershëm nga radhët e bashkimit kishtar të kryeipeshkvit dhe të 4 meshtarëve. Për më tepër, Imzot Milingo, krijoi shoqatën e meshtarëve të martuar, duke ngjallur përçarje e pakënaqësi ndërmjet besimtarëve.
Në këtë gjendje anormale, tepër të trishtuar kisha i ftoi e vijon t’i ftojë katolikët ta lusin Zotin që ky vëlla të pendohet e të bëjë kthesë.







All the contents on this site are copyrighted ©.