2006-11-14 16:29:26

Intelektualët shqiptarë interesohen për ndërtimin e Katedrales të të Lumës Nënë Terezës në Prishtinë


(14.11.06 RV) Kohëve të fundit 35 intelektualë nga të gjitha trojet shqiptare kanë nënshkruar një peticion dërguar autoriteteve më të larta shtetërore të Kosovës lidhur me çështjen e ndërtimit të Kishës së re Katedralje kushtuar të Lumës Nënë Terezës në Prishtinë. Pas këtij peticioni, më 10 nëntor të premtën e kaluar, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vizitoi selinë Ipeshkëvnore në Prizeren ku është takuar me kryeipeshkvin e vendit imzot Zef Gashin.
Në këtë takim të përzemërt është folur mbi çështjen e Katedraljes dhe rolin e Bashkësive Fetare për rindërtimin e indit shoqëror të Kosovës mbi vlera të vërteta e shëndosha shpirtërore, kulturore e sociale në shërbim dhe për të mirën e të gjithëve pa kurrfarë dallimi. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin që ka përgatitur për ne Rabie IbrajRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.