Solidaritet botëror – këtë kërkoi kryeipeshkvi Agostino Marketo në 50-vjetorin e themelimit
të Bankës së zhvillimit të Këshillit të Evropës.
(13.11.2006 RV) Duke theksuar se ky solidaritet karakterizohet më tepër nga
faktorë ekonomikë, sesa politikë, shoqëror e kulturor – sekretari i Këshillit Papnor
për emigrantët dhe endacakët, imzot Marketo, që mori pjesë në kremtimin e 50-vjetorit
të themelimit të Bankës së zhvillimit të Këshillit të Evropës në Paris, kujtoi se
harresa e përmasës humanitare është shkaktare kryesore e thellimit të hendekut ndërmjet
vendeve të pasura e vendeve të varfëra si dhe ndërmjet të varfërve e të pasurve brënda
vendeve të ndryshme. Prej këndej – shpjegoi imzot Marketo - buron emigracioni, që
tregon qartë se të gjithë kërkojnë një rend të ri ekonomik ndërkombëtar, në të cilin
rindarja e drejtë e pasurive të tokës do të kontribuonte për t’i kufizuar në mënyrë
të ndjeshme flukset e popullsisve që ikin nga vendet e tyre në kërkim të një jete
më të mirë. Në përfundim prelati kujtoi fjalët e Papës Gjon Pali II, me vlerë aktuale
për të gjithë: “Burimi kryesor i njeriut, është vetë njeriu”.